Foto ilustruese.
KRUJË– OSHEE ka njoftuar se me datë 15 shkurt 2023 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Krujë.
Kjo ndërprerje vjen për shkak të ndërhyrjeve që do të bëhen në NST Fushë-Krujë.
Ndërprerja e energjisë do të kryhet gjatë intervalit kohor 10:00-12:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë: Zallë, Markol, Kasallë, Kameras, Kullasë, Halil, Zgerdhesh, Luz, Bilaj, Murqinë, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc, Tari.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

