Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Operacioni i SPAK, Ramazan Rraja shpallet në kërkim! Dalin pamjet nga kontrolli i banesës

Operacioni i SPAK, Ramazan Rraja shpallet në kërkim! Dalin pamjet nga kontrolli i banesës

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË– Ramazan Rraja është njëri prej të shpallurve në kërkim nga Policia pas një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme nga FNSH, RENEA dhe SPAK, në Nikël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Rraja akuzohet si i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku u tentua të ekzekutohej ish-prokurorit Arjan Ndoj. Bashkë me Rrajën, në kërkim janë shpallur edhe Julian meçaj, Plaurent Dervishaj. Gjatë këtij operacioni janë ekezkutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit Bashkim Haxhija, 54 vjeç, Marsel Decka, 38 vjeç dhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç, të tre banues në Durrës; Endrit Sinani, 29 vjeç dhe Juljan Pjetri, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 5 shtetasit e arrestuar. Sekuestrohen 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë (ndaj shtetasit Arjan Ndoj), “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (me pasojë vdekjen e shtetasit A. M. dhe mbetur në tentativë ndaj shtetasit A. L.), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Komploti SPAK

Continue Reading

Previous: I FUNDIT/ SPAK operacion në Fushë-Krujë
Next: Moti i keq në Krujë: Zona të përmbytura, NjA Cudhi pa drita, rrugët të hapura

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech