Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Një gjyqtare në Krujë bie pre e sulmeve dhe lajmeve të pavërteta nga 3 media online dhe individë gazetarë

Një gjyqtare në Krujë bie pre e sulmeve dhe lajmeve të pavërteta nga 3 media online dhe individë gazetarë

Emiranda Bajrami 3 vjet ago 3 min read

Foto ilustruese.

TIRANË– Unioni i Gjyqtarëve i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe policinë dhe prokurorinë, që të marrin masa të menjëhershme ndaj atyre mediave që ata i akuzojnë se kanë filluar një fushatë sipas tyre denigruese ndaj gjyqtarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, Autoritetit të Medieve Audiovizive, Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjyqtarët kërkojnë reagim nga të gjitha këto institucione.

Sipas Unionit kujdesi më i madh duhet të jetë i AMA-s, në mënyrë që të monitorojë pronarët e mediave dhe identitetin e gazetarëve që shkruajnë lajme të paverifikueshme për të njollosur imazhin e gjyqtarëve.

Unioni akuzon se media të tilla si “’prapaskena.com’, ‘demaskimi’, ‘in-front.org” etj apo edhe gazetarë (individ) kanë sulmuar personalisht Zv./kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Zv/kryetaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, një Gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke aluduar për histori që as nuk i korrespondojnë realitetit, as sjellin ndonjë benefit për publikun. Gjuha e përdorur ka qenë një gjuhë fyese, intimiduese, kërcënuese, duke përbërë qartazi krim urrejtjeje, përveç shpifjes ndaj një gjyqtari,  si funksionar i sistemit të drejtësisë”.

Sipas gjyqtarëve të gjitha mediat më lart kanë publikuar lajme të shpikura, pa baza në realitet, histori të krijuara prej tyre me qëllim denigrimin e figurës së gjyqtarëve.

Sipas Unionit duhen marrë masa urgjente në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet më duke theksuar gjithashtu që liria e medias është hapi thelbësor në një shtet demokratik ku liria e fjalës është shumë e rëndësishme, por të gjitha materialet e publikuara duhet të jenë të vërteta dhe të verifikueshme.

Në deklaratën e unionit i është bërë thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive që të identifikojë zotëruesit e portaleve ku sipas unionit është përdorur gjuha e urrejtje ndaj gjyqatrëve dhe sugjeron paralajmërimin që duhet t’i bëjë AMA këtyre portaleve deri në mbylljen e faqeve te tyre. Gjithashtu , në kërkesën e unionit rëndësi të veçantë në thirrje për të ndërmarrë masa të menjëhershme është edhe Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar si edhe Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi pasi sipas unionit theksohet gjuha denigruese, e qëllimshme dhe përndjekja mediatike për shkak të profesionit.

Kërkesat e plotë të Unionit të Gjyqtarëve

–              Reagimin e menjëhershëm të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për të ndërmarrë masa për identifikimin e zotëruesve të këtyre portaleve e çdo portali/ subjekti që do të veprojë në të njëjtën formë të kundërligjshme në të ardhmen dhe paraqitjen e kërkesës për mbylljen e tyre, për shkak të kryerjes së veprave penale të shpifjes, fyerjes së gjyqtarit, si dhe për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

–              Fillimin e procedimit penal e kryerjen e hetimeve të menjëhershme për rastet e sipërcituara.

–              Veprimin automatik e të menjëhershëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, kundrejt çdo individi apo subjekti publikues, që me veprimet e tij ka shfaqur apo do të shfaqë në të ardhmen, gjuhë urrejtjeje duke kërcënuar kështu mediatikisht gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë.

–              Reagimin e menjëhershëm të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për konstatim të diskriminimit mediatik, nëpërmjet përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe përndjekjes mediatike, për shkak profesioni dhe/ ose përkatësie gjinore.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Gjyqtarët Gjyqtarja e Krujes Intimidim Unioni Shqiptar i Medias

Continue Reading

Previous: Fillon ndërtimi i 8 pallateve në Krujë, të cilat do të akomodojnë 250 familje (DETAJE)
Next: Si në asnjë bashki tjetër, në Krujë 11 kandidatë në primaret e PD

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech