
Nga e majta, kryeministri Edi Rama, nga e djathta kryebashkiaku Artur Bushi. Foto arkivë.
KRUJË– Artur Bushi i lindur në Thumanë më 17 janar 1975, është kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit të 2015.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Arif Ali Sula” në Mamurras, ku spikati si nxënës i dalluar dhe me ambicie, merr rrugët e emigracionit. Pas disa vitesh kthehet në Shqipëri dhe vendos ti bashkohet politikës.
Me një plan të qartë për të ardhmen u diplomua për Histori në Universitetin e Tiranës. Lidhjet e ngushta me Edi Ramën e bënë që në 2011 të bëhet kryetar i Komunës Thumanë dhe në 2013 të hyjë në listën e deputetëve të Durrësit në 2013.
Qëndroi vetëm 2 vjet në parlament, pasi më pas u shkëput për të kandiduar në zgjedhjet vendore të 2015, ku edhe fitoi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."