Bashkia Krujë.
KRUJË– Këshilli Bashkiak në Krujë do të zhvillojë ditën e sotme në orën 10:00, mbledhjen e radhës në sallën e Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Krujë.
Në rendin e ditës do të jenë:
1. Ndryshim destinacion fondi, (rindërtimi i objekteve arsimore “Rindërtimi i Shkollës 9 Vjeçare Vëllezërit Masha” ).
2. Ndryshim destinacion fondi, ( rindërtimi i objekteve arsimore “Rindërtimi i Shkollës 9 Vjeçare Hajdar Zogu” ) .
3. Miratimin e familjeve në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në masën 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën, me fondet e pushtetit qëndror për Bashkinë Krujë dhe njësit administrative për muajn Dhjetor 2022”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

