Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Vetëm disa ditë pasi u bë e mundur shuarja e flakëve në Krastë, një tjetër vatër zjarri është ndezur në Krujë.
Zjarri ka rënë pasditen e djeshme (13 korrik 2022) në zonën e Zallës në Fushë-Krujë, në afërsi të një fabrike çimentoje.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Edhe pse është e disata herë që dyshohet se ka pasur një ndezje të qëllimshme të zjarrit, Policia nuk është vënë në veprim për të çuar përpara përgjegjësisë këto persona.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

