KRUJË– Muharrem Vrana, Hoxha i Xhamisë së Fushë-Krujës ka rrefyer historinë e tij gjatë muajt të Ramazanit në diktaturë.
Hoxha gjatë asaj periudhe ka mbajtur plot 20 vite agjerim, dhe sot ai është krenar në vendosmërinë gjatë periudhës së sistemit komunist duke respektuar islamin dhe në tërësi Kuranin.
Familja Vrana ishte në shenjestrën e operativëve të zonës ndaj për ti vërtetuar se familja e tij predikonte fenë myslimane i ofronin mënyra të ndryshme për ta joshur që ai të jepte detaje.
Hoxhë Muharremi thotë se është falur edhe atëherë kur komunizmi ndaloi besimin në Zot. Dhe se shkatërrimi i xhamive në Fushë Krujë nuk e fashiti besimin e tij dhe të shumë besimtarëve të tjerë, të cilët praktikuan fenë islame fshehurazi në komunizëm.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

