Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit.
TIRANË– Me debate është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Edukim dhe mjetet e Informimit.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa fliste për portalin “Mësues për Shqipërinë” u shpreh se ky portal nuk i zgjedh mësuesit në varësi të përkatësisë politike dhe ju jep mundësi të gjithëve.
Por deputetja demokrate e Krujës, Merita Bakiu u shpreh se si ka mundësi që ministrja e di se kush mësues është demokrat apo socialist.
Në përgjigje Kushi u shpreh se dhe pse ka shumë mësues që çdo ditë bëjnë statuse kundër saj akush nuk i lëviz nga puna.
Ndërkohë deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti i kujtoi ministrres që të fokusohet tek pyetjet. Në debat u përfshinë dhe deputeti socialist Ismet Beqiri dhe kryeatrja e Komisionit, Flutura Açka, e cila e paralajmëroi disa herë se do t’i ndërpriste fjalën nëse bënte propagandë.
Pjesë nga debatet:
Evis Kushi: Ka dhe mësues që janë demokratë dhe janë aty ku janë dhe nuk i lëviz njeri.
Merita Bakiu: Ku e dini ju zonja ministre se ata janë demokratë.
Evis Kushi: Nuk e thashë për keq. Po si nuk i njohim ne, po ne i kemi dhe miq dhe shokë dhe komshinj. Ne…
Flutura Açka: Vazhdojmë me pyetjet zonja ministre.
Evis Kushi: Patronazhistët kanë dhënë kontribvut, ka shumë mësues që bëjnë statuse më shumë se zonja Zhupa kundër meje dhe janë prap aty ku janë.
Blerina Gjylameti: Zonja Kushi duhet të jeni më e fokusuar tek përgjigjet për pyetjet. Do ju lutesha në respekt të atyre që na dëgjojnë dhe na kanë votuar, fokusohuni tek pyetjet, nëse pyetjet dalin jashtë teme i anashkaloni. Fokusohuni tek përgjigjet. Përmblidheni pak përgjigjen.
Evis Kushi: E ndjej shumë lartësinë e detyrës, kjo vlen për kolegët tuaj unë jam e detyruar ti përgjigjem. Nëse ju qëndroni të fiokusuar tek rendi i ditës dhe unë do të përgjigjem.
Ismet Beqiri: Mos më ndërprisni…
Flutura Açka: Ju lutem, kaloni në pyetje, kjo është fjalë në parlament mbajeni në parlament. Zonja ministre i tha të gjitha. Nuk ju lejoj të bëni propagandë
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

