KRUJË– Është mbyllur votimi në Krujë për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe është mbyllur në orën 19:00.
Pjesë në votime kanë marrë 41.8% e qytetarëve ose 12562 votues nga 40 qendra të raportuara.
Gjithsej në lista për të votuar kanë qenë 65041 qytetarë, nga të cilët 31464 kanë qenë femra.
Gjatë votimeve janë regjistruar 2 incidente. Në Fushë-Krujë është dhunuar komisioneri i PD dhe është dashur ndërhyrja e Policisë e cila ka shpallur në kërkim autorin.
Gjithashtu, edhe në Tapizë është shoqëruar një shtetas i cili ka dëmtuar 2 fletë të materialeve zgjedhore.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

