Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Mbrojtja me fanatizëm e zanatit që mund të zhduket! Njihuni me opingbërësin krutan

Mbrojtja me fanatizëm e zanatit që mund të zhduket! Njihuni me opingbërësin krutan

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

KRUJË- Zanati i opingbërësit është drejt zhdukjes, por 77-vjeçari Haxhi Neziri e ruan me fanatizëm, duke qenë i fundit me këtë zanat në Krujë.  Neziri bën opinga me gomat e vjetra të makinave, por sot pakkush e di ekzistencën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Afro 60 vite vite punë mbi supe nuk e kanë kërrusur zanatçiun krutan, Haxhi Neziri. E gjejmë si çdo ditë në punishten e tij, duke riparuar këpucë, por pak kush e di se xha Haxhiu është dhe opingbërërs.

“Për herë të parë kam mësuar të bëj opinga që bëhen me gomat e makinës. Shiteshin nga 4-5 palë në ditë në kohën e diktaturës”

Haxhi Neziri, na tregon se mësoi të bënte opinga, me gomat e vjetra të makinave, në moshën 18-vjecare dhe deri në vitet ’90 punoi në ndërmarrjen artizanale. Me rënien e diktaturës, hapi dyqanin e tij në lagjen e vjetër “Abaze” të Krujës.

“Këto opinga rrojnë 1 deri në 2 vite. Kur ndërroi sistemi bleva një dyqan timin, ku punoj dhe sot”

Opingat, të llojeve horari dhe vaketi, që përdoreshin nga çobanët në male dhe punëtorët e guroreve. Ai nuk nguron të na tregojë proçeset e punës që nga prerja e gomave, të cilat i riciklon e deri tek qepja e e tyre.

“Do të presim gomonën e gozhdoj me thumba, më duhen 8 orë për ta qepur”, tha ai.

Sot Haxhi Neziri riparon këpucë, ndërsa opingat kërkohen shumë rrallë, madje thotë se palën e fundit e ka shitur para 1 viti.

“Kishin qejf turistët për të parë punën tonë dhe na kanë blere dhe opinga, por rrallë, palën e fundit e kam shitur para një viti. Tani merrem vetem me riparime”

77-vjeçari mban familjen me këtë zanat, të cilin ia ka trashëguar dhe të birit.

“Kam tre fëmijë, djalit ia kam mësuar zanatin, tani punon në fasoneri, kur të ngelem unë, do më zëvendësojë djali se dyqanin e kam timin. Ky zanat rehat nuk të bën por pa bukë nuk të le, mban shtëpinë, jeton normalisht”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Report Tv

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Haxhi Neziri Opingbërës

Continue Reading

Previous: I FUNDIT/ Përndoqi të miturën, Policia arreston 27-vjeçarin e shpallur në kërkim nga Gjykata Krujës
Next: Prokurori që dënoi ish-gjyqtaren e Krujës, Altin Dumani merr sot detyrën si kreu i ri i SPAK

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech