TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë tha se është ende herët për të shpallur fitoren ndaj COVID-19.
Manastirliu u pyet nga gazetarët pyetur nëse vendi ynë do të ketë lehtësim të masave, ajo tha se situata epidermiologjike në vend po studiohet dhe vlerësohet nga ekspertët.
Manastirliu bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë një vendim, teksa shtoi se po vlerësohen edhe ditët e izolimit për shkak të variantit Omicron.
“Unë do të përmend atë që është thënë, është ende herët për të shpallur fitoren. Ajo cfarë po bëjnë vendet është vlerësim epidemiologjik. Ju e dini që masat në Shqipëri janë masa të ulëta dhe mesatare, elastike, nga pikëpamja e vendimeve. Situata po vlerësohet, na bën të jemi të kujdesshëm në hapat që do të marrim. Sot ne kemi 18 raste aktive, me variantin e ri OMICRON, jemi duke e monitoruar ecurinë e situatës në vend. Por është ende herët për të shpallur fitoren. Jemi me 2.6 mln vaksinime të kryera deri më tani. E rëndësishme është doza përforcuese. Jemi duke e vlerësuar këtë aspekt. Po vlerësojmë dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ti Omicron. Do të kemi shumë shpejt një vendim nga Komiteti për këto dy vendime.”– tha Manastirliu.
Më tej në nisje të fjalës së saj, Manastirliu tha se në mbledhjen e qeverisë janë miratuar dy projektvendime. Njëri nga projektvendimet ka lidhje me ngritjen e një komisioni të Posaçëm për kujdesjen e fëmijëve që kanë humbur njëri prind ndërsa tjetri ka të bëjë me mbështetjen sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet të fëmijëve me aftësi ndryshe.
“Një ka lidhje me krijimin e Komisionit të Posaçëm që lidhet me ligjin e miratuar për përkujdesjen e fëmijëve të cilët kanë humbur prindin e tyre për arsye të vetsakrifikimit të jetës. Për ta jetësuar këtë ligj do të ngrihet një komision qëndro, që të fillojë punë për procedurat në zbatim të këtij ligji. Është një ligj që mbështet fëmijët në shumë dimensione. U siguron fëmijëve mbështetje sociale, arsimim dhe përkujdes në të gjitha aspektet. Për sa i përkte vendimit të dytë ka të bëjë me shtirjen e reformës për të mbështetur personat më aftësi ndryshe. E kemi shtrirë reformës sipas Organizatës. Ky vendim i ri bën të mundur që të ngrihen komisione multidisiplenare. I jep një efikasitet skemës së mbështetjes së personave me aftësi ndryshe.”- tha ministrja Manastirliu.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

