Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e katërt të tyre. Mëngjesin e sotëm trupat ruse u futën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv. Duke u nisur nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një shprehje të Papa Fraçeskut.
Ky i fundit shprehet se luftërat janë një çmenduri ku humbet gjithçka, ndërkohë që nga ana tjetër në paqe fitohet gjithçka.
“Luftërat janë përherë një çmenduri: në luftë humbet gjithçka, në paqe fitohet gjithçka”,thuhet në citimin e Papës, të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

