Sabah Sheta.
KRUJË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka përzgjedhur emrin e kandidatit i cili do të jetë potencial në zgjedhjet e 14 majit për Kryetar Bashkie.
Mësohet se kandidati që është propozuar është Sabah Sheta, i cili është përzgjedhur si pjesë e një procesi të mëparshëm për identifikimin e kandidatëve të mundshëm.
Vulën përfundimtare për emrin e tij do ta japë kryesia e PD në Krujë, sipas statusit të përcaktuar.
Nga ana tjetër “Rithemelimi”, në garën e primareve ka bërë pjesë të procesit 11 emra kandidatësh, të cilët do të votohen dhe ai që merr mës humë vota do të kandidojë për kryetar Bashkie.
Në listën e miratuar nga kryesia PD, vihet re se bashkia Krujë ka thyer rekord për sa i përket numrit të kandidatëve.
| Emër Atësi Mbiemër |
| Agim Ismail Kodra |
| Agron Sure Loka |
| Andi Hamit Gjoka |
| Aqif Shaban Mesi |
| Arjan Qemal Vogli |
| Denis Hidri |
| Genc Asllan Laçi |
| Gëzim Liman Hoxha |
| Ilir Hasan Ndreu |
| Imer Zenel Merlika |
| Ndriçim Bajram Babasi |
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

