37- vjeçari i arrestuar Klodian Çypi - Foto Euronews
TIRANË– Klodjan Cypi është 37-vjeçari i cili është arrestuar ditën e sotme pasi ka hapur zjarr ndaj Policisë gjatë grabitjes së një banese.
Klodjan Çypi dhe Kleotild Bardhi, përkatësisht 37 dhe 32 vjeç u arrestuan nga forcat speciale ndërsa në kërkim u shpall një tjetër person i dyshuar si i përfshirë.

Pasi dështuan të kryenin grabitjen, autorët qëlluan në drejtim të patrullës së policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve të cilët mbërritën në vendngjarje sapo të afërm të pronarëve të shtëpisë pikasën autorët.
Pavarëisht tentativës së forcave të rendit për t’i kapur, autorët mundën të largohen me një automjet tip Audi.

Pas prangosjes së tyre dhe krahasimit të provave dhe pamjeve filmike të cilat policia dhe prokuroria e Tiranës disponon, kanë dalë në përfundimin së këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të grabitjes së pikës së argjendarisë në Kamëz më 28 nëntor të 2023, si dhe një biznesi në rrugën Vorë-Tiranë.
Ndaj tyre rendojnë akuzat, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

