Mësuesja e Fizikës Elida Parruca.
KRUJË– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka prezantuar mësuesen e fizikës nga Kruja, Elida Parruca, e cila për tri dekada ka dhënë kontributin e saj në arsimimin e brezave të tërë në qytetin e Krujës.
Sipas Kushit, mësuese Elida vlerësohet nga nxënësit dhe kolegët e saj për korrektesën në punë, përkushtimin, komunikimin mjaft pozitiv, si dhe për frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës.
“Përtej të qenit një mësuese e shkëlqyer, ajo është edhe drejtuese e rrjetit profesional të lëndës së Fizikës, si dhe kryetare e komisionit lëndor në ZVAP Krujë. Mirënjohje për punën tuaj mësuese Elida!”- shkruan Kushi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

