TIRANË– 8 vite më parë më 2 prill 2014, Iljaz Çalit i ekzekutuan me 30 plumba mikun e ngushtë, Gjin Nika edhe ai me biznes kromi, ndërsa dyshohej si vrasës me pagës dhe autorë i shumë krimeve të rënda. Nika u vra në Urën e Tapizës në Fushë Krujë vetëm një javë pasi ishtë liruar nga burgu.
Gjin Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë dhe autori i ekzekutimit të biznesmenit të kromit, Hasan Talja. Emri i Gjin Nikës ka qenë edhe në listën e të dyshuarve për vrasjen e Shefqet Shehut në vitin 2013 në Bulqizë, ndërsa për të ka patur vetëm një dënim me 1 vit burg për plagosjen e Shkëlqim Shehut, vëllai i Shefqetit dhe falsifikim dokumentesh. Të gjitha vrasjet dyshohet se janë kryer për shkak të konflikteve në lidhje me menaxhimin e minierave të kromit në Bulqizë.
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka treguar si ai i ka shpëtuar një kontrolli të RENEA-s duke u larguar nga zona ku jetonte me arkivol.
“Një nga personazhet që ti nuk e ke futur dhe duhej të ishte pjesë e listës është Gjin Nika, është vrarë në 4 Prill të 2014, nga Bulqiza, ka qenë shumë i ashpër. RENEA shkoi për ta kapur me ambulancë, për mos të rënë në sy, po merrnin kampion për ujërat. Ndërsa RENEA po merrte kampionët, ai iku me arkivol me makinë funerale, derisa u vra në një atentat në afërsi të Urës së Tapizës”, tha Hoxha.
Vrasja e Iliaz Çalit me shumë gjasa është prej vijueshmërinë e përplasjeve për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës. Çali prej janarit 2011 disponon 50% të aksio
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

