Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
KRUJË– Falë programit EU4Culture, ndërtesa e Muzeut Etnografik të Krujës po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese, procesit të muzealizimit dhe përmirësimit të ekspozimit të artefakteve.
Specialistë të Sektorit të Veprave të Artit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore inspektuan nga afër ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim restaurimin dhe konservimin e pikturës murale dhe elementëve të drurit të dekoruar.
Punimet po vijojnë në Odën e Burrave me restaurimin e tavanit të dekoruar dhe pikturës murale. Shumë shpejt ky muze do të mund t’ ju flasë vizitorëve jo vetëm me artefakte por edhe nëpërmjet veprave të artit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

