Foto ilustruese. (Arkiv)
KRUJË– Policia e Durrësit, me anë të një njoftimi për mediat mëngjesin e kësaj të premtje, ka njoftuar për vdekjen e një 37-vjeçari në Fushë-Krujë, i cili dyshohet se ishte vetëhelmuar.
Pas publikimit të lajmit, një i afërm i viktimës ka kontaktuar pranë redaksisë së Kruja.info dhe ka bërë të ditur se ky dyshim i Policisë është i pasaktë.
Sipas tij, 37-vjeçari, Dashamir Sejdini, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

