KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar ditën e sotme 2 persona për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.
Policia arrestoi shtetasin me iniciale A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi ka aksidentuar shtetasin S. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
Mehmet Xhixha, 55 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi ditën e djeshme, në Larushk, Fushë Krujë, ka aksidentuar shtetasen L. R., e cila ka humbur jetën në vendngjarje;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

