Pamjet gjatë operacionit.
KRUJË– Policia e Krujës ka vijuar me hetimet në lidhje me operacionin e zhvilluar 2 ditë më parë në Dërven ku u arrestuan 3 persona për “shtëpi bari”.
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Vijimi”, ku janë zbuluar edhe 4 ambiente të tjera që përdoreshin nga këto shtetas për kultivim kanabisi me anë të llambave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Halili (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Vijon puna intensive për kapjen e 3 personave të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

