Foto ilustruese.
KRUJË– Një 19-vjeçar është proceduar penalisht ditën e djeshme në Krujë pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një të miture.
Burime për Kruja.info bëjnë të ditur se bëhet fjalë për shtetasin Shkelzen Allushi, banues në fshatin Halilaj, Fushë-Krujë. Ky shtetas u procedua pasi ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur.
Gjithashtu është proceduar penalisht edhe babi i së miturës, shtetasi R. Gj., 57-vjeç, pasi ka kanosur dhe goditur shtetasin Shkelzen Allushi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

