KURCAJ– Ismail Malja punon në serat e fshatin Kurcaj, ku banorët kanë zgjedhur të investojnë në pronat e tyre kryesisht.
Investimi që kam bërë në këtë serë sjell të ardhura nga prodhimet. Prej disa vitesh të ardhurat janë pikërisht nga prodhimet bujqësore. Prodhimet e medha nisin në sezonin e pranverës, duke hedhur në sera fidanet e domateve.
Ismaili ka menduar të mbjellë në sera dhe fidanë të tjera që janë të stinës, ndërsa treg ka gjetur në atë të Krujës, Fushë-Krujës madje dhe në Tiranë. Ismail Malja punon me bashkeshorten në serën e tij dhe mbarshtron dhe bagëti. Në fshat kultivohen disa lloje drufrutore dhe pemtari, ulliri është ndër të preferuarit dhe kultivohet më së shumti, ndaj banorët po i kthehen fshatit.
Kurt Caca është një tjetër banor në këtë fshat i cili tregon pjesën turistike, në fshat turistët e huaj mahniten nga mrekullitë, ata vizitojnë luginën e fshatit dhe kanionin e saj, deri në thellësi të maleve. Turistët pasi njihen me resurset e zonës vizitojnë dhe urën e hershme, dhe më pas ngjiten malit, duke shijuar bukuritë e natyres. Fshati Kurcaj një atraksion turistik, një mundësi më shumë të vizitohet është dhe rehabilitimi i rrugës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

