KRUJË– Më shumë se 100 hektarë pyje janë djegur në Krastë të Krujës.
Pas 3 ditësh luftë me flakët, ende nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit.
Sipas burimeve për Kruja.info, mësohet se pasi zjarri u fik mbrëmjen e djeshme me ndërhyerjen e Forcave të Armatosura, zjarrfikësve, ekipeve të Bashkisë, etj, është ndezur gjatë natës nga persona të paidentifikuar.
Dyshimet e para janë që këto zjarre të jenë ndezur nga guroret që operojnë në zonë. Nga Policia nuk ka pasur ende asnjë reagim.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

