Bashkia Krujë.
KRUJË– Këshilli Bashkiak i Bashkisë Krujë ka bërë të ditur se mbledhja e radhës do të zhvillohet me 30.09.2022.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë dhe do të nisë në orën 14:00.
Në këtë mbledhje do të diskutohen:
1. Për miratimin e proçes verbalit të mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkliak.
2. Miratimin e familjeve në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në masën 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën, me fondet e pushtetit qëndror për bashkinë krujë dhe njësit administrative për muajn Gusht 2022”.
3. Miratimin e familjeve në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në masën 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën, me fondet e pushtetit qëndror për bashkinë krujë dhe njësit administrative për muajn Shtator 2022”.
4. Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm përfundimtar 2023-2025 të Bashkisë Krujë.
5. Për shpronsim për interes publik të pronave që preken nga punimet e objektit “Zgjerimi i varrezave në qytetin Fushë Krujë”.
6. Për ndryshim destinacion fondi, “Për fondet e Arsimit”.
7. Raportim mbi zbatimin e buxhetit për 8 mujorin e vitit 2022”.
8. Raportim mbi masat e mara per zbatimin e rekomandimeve te raportit të KLSH”, dërguar me shkres nr.259/7 prot datë 27.07.2022.
9. “Për një ndryshim në Vkb nr.67 datë 09.08 2022, për miratimin e financimit të kontratës së qerasë, për ambientet të cilat do përdoren për depozitimin e materjaleve shkollore.
10. Për miratimin e ngritjes së këshillit vendorë të rinisë në Bashkine Krujë dhe miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit vendor të rinisë si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionit të tij.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

