Një punonjës i OSHEE gjatë riparimit të energjisë elektrike. Foto OSHEE. Pamjet arkivë.
KRUJË– Ditën e nesërme (13.09.2022) Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të fikë dritat në shumë zona të Krujës.
Energjia elektrike do të ndërpritet për arsye punimesh nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe do të prekë 4420 abonentë.
Zonat që do të mbesin pa energji elektrike gjatë kësaj kohe janë, lagjet: Zim Zenel, Cel, Dedeli, Pazari, Vesel, Berbere, Perlate, Varosh, Dane Fush Madhe, Barkanesh, Subash, Turizem, Sesere, Barabit, Atl, Gurkuqe, Telekom, Derede, Pengile, Emire, Kraste, Guroret, Llakufe, Hoxhe, Brret, Picrrage, Barun, Sute, Abaze, Nuoj, Mafsheq, Shkrete, Shqeze, Prenolle, Fshatrat: Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, Kroi Madh, Ballias, Kampi pionereve, Spitali, Antena e Trafikut Ajror ANTA, Reparti Perpunimit drurit Dragush Vogli.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

