Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Shqipëria
  • KQZ përjashton Sali Berishën nga zgjedhjet e 14 majit: Kryetar është Lulzim Basha

KQZ përjashton Sali Berishën nga zgjedhjet e 14 majit: Kryetar është Lulzim Basha

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

TIRANË– Sali Berisha përfundimisht nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Vendimi është marrë ditën e sotme nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë.

Është Gjykata e Rethit Gjyqësor Tiranë që mban regjistrin e Partive Politike.

“Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës. Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë?  KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime apo fakte publike. Unë mund ta pranoj që në përceptimin tim kryetar është Sali Berisha por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim. Të drejtën e regjistrimti të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha., Ai figuron kryetar i Partisë Demokratike në pikëpamje të ligjit.”, tha Celibashi.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Continue Reading

Previous: Trajneri i Ilirisë, Sala: Çdo ndeshje do të jetë finale
Next: I FUNDIT/ Arreston 23-vjeçari nga Kruja, pasi u shpall në kërkim tentoi të kalojë kufirin

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech