KRUJË– Sabah Sheta është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Krujë në zgjedhjet e 14 majit.
Pas këtij lajmi, një reagim ironik ka bërë edhe gazetari Eraldo Stafuka.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Stafuka u shpreh me ironi se edhe atij i kishin kërkuar sot 3 a 4 vetë për të kandiduar.
Ai vazhdon më tej me ironinë ku thotë se pas kësaj, ai u ndje shumë i ekzaltuar dhe i gëzuar.
Gazetari thotë se unë e dija se nuk isha as për kryeplak por do të garoj në emër të popullit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

