
Nga e majta, kryeministri Edi Rama, nga e djathta kryebashkiaku Artur Bushi. Foto arkivë.
KRUJË– Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një tur takimesh në të gjithë vendin, teksa zgjedhjet vendore po afrojnë.
Burime për Kruja.info, bëjnë të ditur se kryeministri Rama pritet të vizitojë Krujën gjatë kësaj jave, edhe pse ende nuk është konfirmuar 100 përqind.
Gjatë takimit, ashtu si edhe në bashkitë e tjera, kryebashkiaku Artur Bushi do të prezantojë punën në krye të Bashkisë gjatë këtij 3-vjeçari dhe ato që do të bëhen në vijim.
Kujtojmë që Presidenti ka dekretuar 14 majin, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."