 
                BERAT- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Beratit pasi iu gjet një armë zjarri me vete.
Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim, E. K., 30-vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë, Komisariati i Policisë Durrës, Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë dhe DVP Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas merrte makina me qira dhe nuk i dorëzonte më, pasi i kthente në pjesë këmbimi ose i braktiste në rrugë.
Nga kontrolli i ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në Kuçovë, një armë zjarri pistoletë, e cila gjatë hetimeve të para hetimore rezultoi se i përkiste 30-vjeçarit.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, në lagjen “Çlirim”, gjetën të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të kallashnikovit.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        