Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
MANZË– Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivimin e 106 bimëve kanabis, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Manzës.
Policia ka arrestuar shtetasin Fatjon Lepuri, 28-vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

