KRUJË– Sabah Stafuka, kreu i PD në Fushë-Krujë, ka dhënë dorëheqjen 2 ditë më parë pas një debati me Agron Lokën.
I kontaktuar nga Kruja.info, Stafuka ka treguar edhe arsyet e sherrit që ka pasur me Lokën.
Ai tha se nuk ka qen dakort me mënyrën se si Loka po e bën fushatën për zgjedhjet e 14 majit, dhe për këtë arsye kanë pasur një debat.
Fushata e personalizuar, mungesa e besimit të qytetarëve dhe përçarja brenda strukturave, janë disa nga pikat kryesore që kanë sjell përplasjen midis Stafukës dhe Lokës.
I pyetur nëse e kishte vënë në dijeni Berishën për dorëheqjen, Stafuka tha që po, ndonëse nuk zbuloi më shumë detaje.
Ndërkohë, Kruja.info tentoi ti merrte një prononcim edhe Agron Lokës për ngjarjen, por me sa duket Loka nuk e ka parë të arsyeshme të japë një përgjigjje.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

