TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht, Fatjon Dautin, mbështetësi i ish-kryeministrit Berisha, i cili theu me shkelm njërën nga dyert e selisë së Partisë Demokratike.
Sipas Partisë Demokratike, pas analizimit të pamjeve filmike, rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.
Për këtë arsye, PD ka kallëzuar penalisht Dautin në Prokurori. Mësohet se Dauti është një person me precedentë të rëndë penalë.
“Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thotë më tej PD në reagimin e saj për ngjarjen.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

