Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Një sipërfaqe me shkurre e ferra është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën e Burrelit, në hyrje të qytetit të Krujës.
Sipas burimeve për Kruja.info, në zonën që ka rënë zjarri, ka banesa dhe biznese, të cilat rrezikoheshin nga flakët.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë e mundur shuarja e zjarrit duke evituar dëmet që mund të shkaktoheshin.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

