Foto ilustruese.
KRUJË– Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në fshatin Larushk në Krujë.
Sipas Policisë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

