Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUBIN– Një 51-vjeçar ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Shullaz, Kurbin.
Policia thotë se shtetasi Y. T., 51 vjeç, dyshohet se ka rënë në një kanal kullues pranë banesës së tij, prej ku është nxjerrë nga të afërmit dhe është dërguar në banesë për t’iu dhënë ndihma e parë.
Në banesë, ai nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Kurbin për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën. Paraprakisht, dyshohet se shtetasi Y. T. ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Trupi i 51-vjeçarit do të dërgohet në morgun e IML Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për t’i marrë në pyetje, të gjithë personat që kanë qenë prezentë në momentin që ka rënë në kanal 51-vjeçari.
Rasti më herët u raportua nga mediat sikur ngjarja kishte ndodhur në Krujë. Fillimisht u raportua si vrasje, më pas si konflikt me fqinjin dhe në fund si mbytje. Por në reagimin e saj Policia ka dyshime se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

