Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • I FUNDIT/ SPAK sekuestron pasurinë e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja (EMRAT)

I FUNDIT/ SPAK sekuestron pasurinë e 2 vëllezërve nga Fushë-Kruja (EMRAT)

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

KRUJË– Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve Bardhok dhe Kastriot Shota si dhe personave të lidhur me ta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Vëllezërit Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, banues në fshatin Derven, Fushë-Krujë, janë hetuar dhe po gjykohen nga autoritetet e Mbretërisë së Belgjikës, pasi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal janë marrë me aktivitetin e kundraligjshëm të kultivimit të kanabisit gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020.

Gjithashtu nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp.

Hetimet

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Njësinë “E” për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore të Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota, si dhe personave të lidhur me ta.

Vendimi

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.10, datë 17.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive të subjekteve nën hetim pasuror Bardhok Gjon Shota dhe Kastriot Gjon Shota, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

Çfarë u sekuestrua?

1.Pasuri e paluajtshme në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proçes legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.

2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 (pesëdhjetë pikë tre) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 (dyzet e pesë pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 (dyzet pikë 2) m², i ndodhur në Golem-Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

5.Pasurisë së luajtshme mjetit motorik të markës Dayang, modeli DY110-18, vit prodhimi 2013, i llojit motor.
Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme është ngarkuar Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

Në zbatim të urdhërit të ekzekutimit të datës 17.02.2023 të Prokurorisë së Posaçme të kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, janë bërë njoftimet përkatëse pranë Drejtorive vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë dhe Krujë, si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, si dhe më datë 8 Mars 2023 nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është bërë sekuestrimi i tre apartamenteve të ndodhura në Golem, Kavajë.

Përsa i pëket Pasurisë e paluajtshme në pronësi eventuale të Shtetasit Gj. Shota, e deklaruar në proçes legalizimi, e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë, nga përfaqësuesit e Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit është mbajtur akt-konstatimi përkatës, duke qenë se objektin në ndërtim e sipër nuk kishte asnjë person që të firmoste proçesverbalin e sekuestros.

Në lidhje me mjetin motorrik për të cilin është vendosur sekuestrimi është bërë njoftimi pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit për bllokimin e këtij mjeti për efekt të zbatimit të vendimit të gjykatës për sekuestrim.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Bardhok Shota Kastriot Shota SPAK

Continue Reading

Previous: Tërbuni i drejtuar nga krutani, përjashtohet nga kampionati
Next: Arrestohet 64-vjeçari në Krujë pasi iu gjet një armë dhe fishekë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech