KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 22-vjeçar si shkaktar të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme ku mbeti e vdekur një shtetase.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Asllan Stafuka, 22-vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81-vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

