Foto nga Aeroporti i Rinasit. Foto arkiv.
TIRANË– Janë sekuestruar nga autoritetet shqiptare në Rinas rreth 4040 karta SIM.
Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellur në Shqipëri me postë urgjente.
Policia e Shtetit ka nisur hetimet e përbashkëta ne britanikët për rrjetin e trafikut të kartave SIM.
Ka dyshime të forta se kartat do të përdoreshin nga grupet kriminale që veprojnë në territorin tonë.
Kartat u zbuluan pas gjurmës në skanim, e më pas u bë kqyrja e pakove dhe kontrolli nga policia e Rinasit.
Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

