Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– 2 të rinj janë proceduar penalisht ditën e sotme nga Policia e Krujës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Policia njofton se procedimi ka nisur për shtetasit M. J., 26-vjeç, L. T., 27-vjeç, banues në Thumanë dhe Muriqan, Krujë.
Ky procedim ka nisur pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

