Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 68-vjeçar për dhunë në familje.
Mësohet se i arrestuari është shtetasi me iniciale M. K., 68-vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

