KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar një 17-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Informimi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.
Me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. C., 17 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë.
Shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër arme dhe 30 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

