KRUJË– Është përfshirë nga flakët një banesë këtë pasdite në Fushë-Krujë.
Mësohet se zjarri ka djegur një dhomë në katin e dytë të një banese.
Sipas Report Tv, flakët kanë rënë në banesën e Selim Pulës.
Ka qenë ndërhyrja e pronarëve dhe mbërritja në kohë e zjarrfikëses ajo që ka bërë të mundur parandalimin e djegies së të tërë banesës dhe përhapjen e flakëve në banesat ngjitur.
Zjarri dyshohet te jete shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
/Kruja.info/
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."