KRUJË- Një mobileri është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:55, në Tapizë Krujë.
Policia bën të ditur se nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental.
Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke vënë në rrezik dhe mobileritë pranë asaj.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

