KRUJË– Operacioni i koduar “Bruz-Mali”, ka çuar në prangat e Policisë një 20-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.
Në bazë të informacioneve të grumbullara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Krujës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal, Krujë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20-vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.
Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

