TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmin dhe për ndarjen nga jeta të ish-deputetes dhe pedagoges Edlira Haxhiymeri e bënë të ditur familjarët e saj.
Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Haxhiymeri ushtronte profesionin e pedagoges në Universitetit të Tiranës. Po ashtu, ajo ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë si dhe ka mbajtur poste si sekretare organizative në selinë rozë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

