Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Shqipëria
  • I FUNDIT/ I vendosi tritol pallatit në Lezhë bashkë me të riun nga Fushë-Kruja, arrestohet 52-vjeçari

I FUNDIT/ I vendosi tritol pallatit në Lezhë bashkë me të riun nga Fushë-Kruja, arrestohet 52-vjeçari

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

Biznesmeni Liman Gjoka dhe pallati ku u vendos tritoli në 2020.

LEZHË– Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë në Shëngjin, ku iu vendos tritol një pallati 2 herë brenda 3 javësh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, shërbimet policore kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, dhe kanë arrestuar shtetasin Zef Kola, 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Angri Stafuka Fushë-Kruja dhe Erald Pajtanin, dyshohet se kanë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Angri Stafuka banues në Fushë-Krujë u ndaluar me urdhër të prokurorisë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.  Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga Prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve Angli Stafuka, ka qenë në rolin e ndihmësit për vendosjen e lëndës shpërthyese, ndërsa përfshirja e tij në këtë ngjarje është zbuluar në bazë të qelizave telefonike.

Gjatë marrjes në pyetje 21-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Erald Pajtani i cili është arrestuar disa muaj më parë, por pavarësisht pretendimeve të tyre organi i akuzës ka arritur të grumbullojë prova që i përfshin dy të rinjtë në këtë ngjarje.

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret, pavarësisht se ka dyshime se mund të jenë të njëjtit persona. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak për këto ngjarje të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohet objekti disa katesh, në breg të detit pranë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Angri Stafuka Liman Gjoka Zef Kola

Continue Reading

Previous: Ish-kreu i PD në Fushë-Krujë tregon pas shkarkimit shkaqet e debatit me Agron Lokën
Next: I FUNDIT/ Zbulohet 2 “shtëpi bari” nga Policia Krujës, arrestohen 2 vëllezërit

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech