Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
GjIROKASTËR– Në vijim të operacionit “Road Guard 17”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 37-vjeçar i shpallur në kërkim, si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Policia ka ndaluar dhe arrestuar shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjatë operacionit policor “Road Guard 17”, i zhvilluar në datën 01.05.2022, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke transportuar me automjetin tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M. ka qenë organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

