Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • I FUNDIT/ Hyri me armë në një lokal në Fushë-Krujë dhe dhunoi 30-vjeçarin, arrestohet Gazment Kusta

I FUNDIT/ Hyri me armë në një lokal në Fushë-Krujë dhe dhunoi 30-vjeçarin, arrestohet Gazment Kusta

Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

Gazment Kusta dhe Elvis Elezi.

TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme Gazment Kustën, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Sipas Policisë së Tiranës, në Rrugën e Kokonozëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 32 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Gazment Kusta, 35 vjeç.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kusta, sëbashku me tre persona të tjerë dyshohet se më datë 17 shkurt 2021 së bashku me 3 persona të tjerë kanë hyrë në ambientin e një lokali në lagjen e ‘Bakushe Visha’ të Fushë-Krujës dhe kanë rrahur 30-vjeçarin Elvis Elezi. 35-vjeçari Gazmend Kusta ose i njohur ndryshe si Ceni ka fshehur makinën tip “Audi” që kanë përdorur për t’u larguar pasi kanë rrahur në një lokal Elezin.

Shkak i sherrit ka qenë prishje e pazarit të drogës, pasi Elvis Elezi ka qenë në burg si korrier droge në Kroaci. Për këtë ngjarje, policia ka ende të shpallur në kërkim edhe Geat Bakalli banues në Budull i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë, pistoleta dhe shkopinj. Ata kanë zbritur nga një makinë dhe janë futur në një lokal dhe nën kërcënimin e armës i kanë bërë thirrje klientëve të mos lëvizin.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Elvis Elezi Gazment Kusta

Continue Reading

Previous: Bushi publikon pamjet e punimeve të një rruge në Zallë të Fushë-Krujës
Next: Formohen 6 ekipe sportive në shkollat e Krujës

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech