Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • I FUNDIT/ Goditet grupi kriminal në Krujë

I FUNDIT/ Goditet grupi kriminal në Krujë

Kruja.info 7 muaj ago 2 min read

KRUJË– Në kuadër të një operacioni policor të koduar “Formacioni”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një grup kriminal të përfshirë në disa raste vjedhjesh në zonën e Fushë Krujës. Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga 4 autorë dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Operacioni u organizua pas hetimeve të thelluara dhe denoncimeve nga qytetarët, çka mundësoi identifikimin e 7 personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Njëri prej të arrestuarve, shtetasi A. B., 24 vjeç, ishte tashmë në kërkim për dy vepra të tjera penale: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan:

  • A. B., 24 vjeç, banues në Kamzë, në kërkim edhe për vepra të tjera penale;
  • G. L., 33 vjeç, banues në Kamzë;
  • K. B., 29 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të marrë me qira, të përdorur nga grupi për të realizuar dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim:

  • G. V., 22 vjeç, banues në Kamzë;
  • L. K., 33 vjeç, banues në Kamzë;
  • F. B. (D.), 33 vjeç, banues në Kamzë.

Gjithashtu, si pjesë e këtij grupi kriminal është identifikuar edhe A. R., i cili ndodhet tashmë në burg për vjedhje.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se:

  • Më 27 mars 2025, të 7 personat e identifikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 16 000 lekë në një subjekt për transferta parash.
  • Më 28 mars 2025, 6 prej tyre kanë vjedhur 21 celularë në një dyqan.

Policia vijon punën për kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim, ndërsa Prokuroria e Tiranës po udhëheq hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Formacioni Policia Krujës

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet e 11 majit – Një analizë mbi fushatën e Dorina Laçit në Krujë
Next: Grupi hajdutëve në Krujë, arrestohet i shpalluri në kërkim

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech