KRUJË– Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme rreth orës 15:40, në fshatin Larushk, në Njësinë Administrative Fushë-Krujë.
Policia bën të ditur se është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në një kasolle, shtetasi M. M., 53-vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

